Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bota pas COVID-19 është një botë tjetër

2021/06/10 at 5:56 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Bota pas COVID-19 është një botë tjetër

Nga Gero Schliess

Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por disa gjëra nga periudha e COVID do të mbesin. Politikanët, sipërmarrjet dhe shoqëria duhet të gjejnë një përgjigje për këtë.

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes.

Aktualisht, shumë njerëz ia bëjnë sërish këtë pyetje vetes. Njerëz, të cilët më në fund po shohin dritë në fund të tunelit pas muajsh mbylljeje në periudhën që po agon pas COVID. Drita e normalitetit, pritja e një vere të shkujdesur siç e kemi dëshiruar në shumë muaj distancë dhe të ndenjjes në vend.

Jam akoma ai që isha?

Por papritmas ti ndalon dhe e pyet veten me dyshim: A jam ende ai që kam qenë? A jam akoma ai që isha para COVID? Sa kam ndryshuar? Dhe si do të përshtatem me këtë botë të re, të vjetër?

Politikanët i shpallin me krenari shifrat  gjithnjë e më të ulëta të incidencës javore të infektimeve. Në Gjermani duket se po e vendosim COVID nën kontroll. Kjo është një arsye për t’u gëzuar – jo vetëm për kancelaren Angela Merkel dhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.

Por përtej shifrave anonime, individi shpesh harrohet. Kur bëhet fjalë për veten tonë, për çdo individ, shifrat e rënies së incidencës shpesh kanë përballë një kurbë në rritje të shqetësimeve dhe frikës.

Jo sukses i sigurt

Sepse një gjë është e qartë: rruga në pandemi ishte shkëmbore dhe stresuese. Rruga për të dalë nga pandemia nuk është aspak sukses i sigurt.

Kjo nuk vlen vetëm për pacientët më pasoja afatgjata mtë COVID ose për grupin e madh të atyre që janë shëruar, të cilët, sipas një studimi në revistën e specializuar britanike “The Lancet Psychiatry”, luftojnë mbi mesataren me çrregullime ankthi dhe me luhatje humori. Dhe kjo nuk vlen vetëm për njerëzit e panumërt, që u ekspozuan ndaj dhunës në familje ose që vuajnë nga trauma të tjera.

Shijimi i ritmit më të ngadaltë të jetës

Si është puna, për shembull, me fëmijët që i patën mësimet pa prani fizike dhe pa shokët e shkollës për shumë muaj? Ose fare thjesht: si është puna me ne, që mendojmë se e kaluam fare mirë në të vërtetë kohën e izolimit dhe veçimit? Me ne, që ishim në gjendje të nxirrnim ndonjë përfitim nga ritmi më i ngadaltë i jetës, që punuam me zell që nga shtëpia, por që ishim edhe shumë me qejf vetëm? Dhe që mund të bënim pa çmendurinë e biznesit të mbinxehur dhe superambicien profesionale. Rruga për të dalë nga pandemia nuk është sukses i sigurt as për këta njerëz. Studimet shkencore ose të dhënat e shoqërive të sigurimeve shëndetësore tregojnë se pandemia ka goditur shumë psikikën e njerëzve. Fenomen i përhapur është një tendencë e shtuar për depresion. Ato mbeten – dhe nuk zhduken automatikisht me virusin.

Dhe është e papranueshme që kohët e pritjes për psikoterapi ambulatore në Gjermani po zgjaten gjithnjë e më shumë dhe se, sipas “Shoqatës së Psikoterapistëve Psikologjikë”, pacientëve u duhet të presin deri 22 javë.

Bota ka ndryshuar

Fatkeqësisht, politikanët nuk patën vepruar në mënyrë aktive në zgjerimin e gamës së shërbimeve këshilluese. Si kudo tjetër, në institucionet e mëdha mund të vërehet një tendencë për “biznes si zakonisht” të përshpejtuar dhe të pandjeshëm. Një shembull i mirë për këtë zakon të keq të përhapur është thirrja ë sipërmarrësve që punonjësit e tyre tani të jenë aq të mirë sa të kthehen nga shtëpia në tryezat e sipërmarrjeve.

Punonjësi, i cili sapo është vlerësuar për zhdërvjelltësinë e tij, fërkon sytë me habi. Dhe me të gjithë ata që ndërkohë kanë konstatuar: pas Coronas situata nuk është e njëjtë si para Coronas. Jo vetëm që ne kemi ndryshuar, por ka ndryshuar edhe bota përreth nesh. Riorganizimi i botës së punës, lehtësitë e komunikimit digjital ose rikujtimi i së veçantës rajonale nuk duhet të degradohen në një viktimë emergjente të lidhur me pandeminë. Përkundrazi, ato duhet të jenë pjesë e një riorganizimi të mjedisit tonë dhe ripërcaktimit të jetës sonë. Le ta nisim me këtë. Le të frymëzohemi nga takimi me një realitet të ri! Përndryshe të gjitha sakrificat në luftën kundër Coronas do të shkojnë dëm./ DW

Etiketa: CVOID-19Gero Schliess

Ju sugjerojmë

Pse nuk e përjashtoni Alibeajn nga PD? Si përgjigjet Berisha
Kronikë

Akuzat e Berishës për vëllain, Alibeaj: Shpifje, meriton përçmim dhe neveri

31 Mars, 2023 5:28 pm
“Vlora Marina” vizitohet nga një grup inxhinierësh aspirues të Universitetit Polis
Te Fundit

“Vlora Marina” vizitohet nga një grup inxhinierësh aspirues të Universitetit Polis

31 Mars, 2023 5:21 pm
Sociale

Euronews shpall Shqipërinë vendi i gjelbërt i muajit

31 Mars, 2023 4:45 pm
Arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet
Kronikë

Makina del nga rruga, plagosen 4 persona në Manëz të Durrësit

31 Mars, 2023 4:40 pm
Qëllohet me armë 40-vjeçari në Roskovec
Bota

5-vjeçari vret aksidentalisht me armë vëllain

31 Mars, 2023 4:35 pm
Policia kërkon ndihmë, i moshuari nuk kujton adresën e banesës as emrin e tij
Kronikë

Policia kërkon ndihmë, i moshuari nuk kujton adresën e banesës as emrin e tij

31 Mars, 2023 4:29 pm
Tensione për targat, digjen automjete të tjera në veriun e Kosovës
Rajoni

Tensione për targat, digjen automjete të tjera në veriun e Kosovës

31 Mars, 2023 4:09 pm
Vritet gruaja shqiptare në Itali, 56-vjeçarja mesazh të birit: Babai yt po më lëndon
Kronikë

Vrasja e 56-vjeçares /Djali dëgjoi britmat e nënës në telefon kur babai e qëlloi thikë

31 Mars, 2023 4:02 pm
Video/ Pjesë e organizatës kriminale në Itali, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Video/ Pjesë e organizatës kriminale në Itali, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

31 Mars, 2023 3:17 pm
Mori simpatinë e të gjithë globit, ja çfarë bëri lopa në SHBA
Life Style

Mori simpatinë e të gjithë globit, ja çfarë bëri lopa në SHBA

31 Mars, 2023 3:04 pm
Para
Autopsia/ Ish-shefi i Antidrogës në Ulqin u vra me një plumb në kokë

Autopsia/ Ish-shefi i Antidrogës në Ulqin u vra me një plumb në kokë

Gara për hetues në BKH, 115 kandidatë ngelin në testin e vrapit

Gara për hetues në BKH, 115 kandidatë ngelin në testin e vrapit

Koronvairusi në Itali, humbin jetën 88 qytetarë

Koronvairusi në Itali, humbin jetën 88 qytetarë





TE FUNDIT

Akuzat e Berishës për vëllain, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Meriton përçmim dhe neveri

Pse nuk e përjashtoni Alibeajn nga PD? Si përgjigjet Berisha
31 Mars, 2023

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga kryetari i PD, Sali Berisha ditën e sotme, i cili tha...

Lexo më shumë

“Vlora Marina” vizitohet nga një grup inxhinierësh aspirues të Universitetit Polis

“Vlora Marina” vizitohet nga një grup inxhinierësh aspirues të Universitetit Polis
31 Mars, 2023

23 studentë nga Universiteti Polis vizituan projektin turistik “Vlora Marina” në qytetin bregdetar, si pjesë e iniciativës së programit B4Students,...

Lexo më shumë

Euronews shpall Shqipërinë vendi i gjelbërt i muajit

31 Mars, 2023

Euronews.green i ka dedikuar një artikull shpalljes së Vjosës si lumë i egër, i konsideruar një nga lumenjtë e fundit...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga, plagosen 4 persona në Manëz të Durrësit

Arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet
31 Mars, 2023

Katër persona janë plagosur si pasoje e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Manëz të Durrësit. Dyshohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com