Rajoni

Autopsia/ Ish-shefi i Antidrogës në Ulqin u vra me një plumb në kokë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:56 - 10/06/21 |
Opi Nion

Është bërë publik shkaku i vdekjes së shefit të Antidrogës të Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ka qenë autopsia ajo që ka konfirmuar se Elezoviç është vrarë me një plumb në kokë vetëm 10 ditë më parë. Sipas Vijestit, 54-vjeçari është vrarë pak ditë pasi ka rezultuar i zhdukur.

Hetuesit dyshojnë se Elezoviç  është vrarë në një tjetër vend, dhe është dërguar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit për të humbur gjurmët.

Elezoviç ka shërbyer si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic./Opinion.al

Pas