Bota

Borrell për ndalimin e vizave: Akoma nuk mund të merret një vendim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 30/08/22 |
Opi Nion

Ministrat e BE shqyrtuan sot apelin e Ukrainës për ndalimin e vizave për turistët rusë në Evropë.

Në lidhje me këtë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në përfundim të Këshillit të Jashtëm joformal të BE-së në Pragë tha se “Ndalimi i dhënies së vizave turistike për rusët është diçka që do të duhet të diskutohet. Siç e dini, ky është një Këshill jozyrtar, nuk mund të merret asnjë vendim. Por një orientim i qartë politik do të pasojë,jam i sigurt. Qëndrimet janë të ndryshme.”

Ndër të tjera ai tha se shtetet janë të dyzuara, pasi disa duan një ndalim total, ndërsa të tjerë thjesht  duan të punojnë në kuadrin e ndalimit aktual të lehtësimit të vizave.

“Disa shtete anëtare duan një ndalim total, të tjerët thjesht duan të punojnë në kuadrin e ndalimit aktual të lehtësimit të vizave. Nuk mund të parashikoj rezultatin përfundimtar, por jam i sigurt se do të jemi në gjendje të kërkojmë një qasje të balancuar ndaj këtij problemi duke qenë më shumë selektive”, shpjegoi kreu i diplomacisë evropiane./Opinion.al

Pas