Bota

Boris Xhonson kthehet në detyrë me një qëndrim ndryshe për COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:31 - 27/04/20 |
Al Do

Kryeministri britanik Boris Xhonson u kthye sot në detyrë pas një shkëputjeje 20 ditore si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ai mbajti një fjalim në hyrje të zyrës së tij ku falenderoi qytetarët për sakreficën që po bëjnë çdo ditë.

“Kjo është sfida më e madhe e vetme me të cilën është përballur ky vend që nga lufta. Është gjithashtu e vërtetë që ne po përparojmë.”, tha Xhonson.

Ndryshe nga fjalimet e tij përpara krizës, kryeministri britanik nuk zgjodhi një retorikë optimiste përsa i përket lehtësimit të masave.

“Ne thjeshtë nuk mund të përshkruajmë tani sa shpejt ose ngadalë, apo edhe kur, këto ndryshime do të bëhen,” tha ai.

“Është e qartë se qeveria do të thotë shumë më tepër për këtë në ditët e ardhshme. Këto vendime do të merren me transparencën maksimale të mundshme.”, shtoi Xhonson.

Ai paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar është në pikën e “rrezikut maksimal” në lidhje me koronavirusin.

Xhonson tha se ai nuk do të “çojë dëm sakreficën e popullit britanik” duke lehtësuar shumë shpejt masat kufizuese.

“E di që është e vështirë. Unë dua ta bëj ekonominë të ecë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por unë nuk pranoj të hedh poshtë sakrificën e popullit britanik … dhe rrezikoj një valë të dytë”, deklaroi kryeministri britanik. /Opinion.al

Pas