Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shitet nafta, benzina dhe gazi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 29/06/22 |
Opi Nion

Brenda 24 orëve Bordi i Transparencës i ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vendin tonë. Në vendimin e marrë sot, Bordi ka njoftuar se nafta do të shitet me 249 lekë për litër, nga 255 lekë që u vendos ditën e djeshme.

Ndërsa nuk ka ndryshime për gazin dhe benzinën të cilat do të vijojnë të shiten përkatësisht 83 lekë për litër dhe 242 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës do të hyjnë në fuqi sot në 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë./Opinion.al

Pas