Aktualitet

Tiranë/ Dëmtohet rrjeti elektrik, disa zona pa drita



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 29/06/22 |
Opi Nion

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka njoftuar se është dëmtuar rrjeti elektrik dhe si rrjedhojë në disa zona të Tiranës nuk ka energji elektrike.

Në një postim në “Facebook”, OSHEE bën me dije se janë dëmtuar disa fidera të NST Traktora nga punimet e një subjekti publik.

Kështu, pa energji kanë mbetur pjesërisht zonat: Qesarakë, rrugët “4 Dëshmorët”, “Bajram Curri”, “Riza Cerova”, “Kongresi i Manastirit”, zona pranë gjimnazit “Çajupi”, rrugët “11 Shkurti”, “Bardhyl”, “Hoxha Tahsim”, zona “Kodra e Priftit”, rruga “Sitki Çiço”, Shkozë dhe zona pranë Freskut.

“Grupet e avarisë së OSSH Tiranë janë në terren duke riparuar rrjetin e dëmtuar për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas