Aktualitet

Emri/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, arrestohet një tjetër funksionar publik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 29/06/22 |
Opi Nion

Një tjetër funksionar publik është vënë në pranga në vijim të hetimeve dhe në vijim të operacionit  të koduar “Tjetërsimi i Lagunës”. Ky operacion nisi rreth 1 muaj më parë,  për goditjen e veprimtarive të paligjshme që po zhvilloheshin në zonën e mbrojtur të Kune Vain, në të cilat u përfshinë 4 funksionarë publikë, 3 prej të cilëve u ndaluan, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim.

Policia bën me dije se në kuadër të hetimeve është zgjeruar sipërfaqja e zonave të mbrojtura të verifikuara për veprimtaritë e paligjshme që kryhen në to.

Tashmë është ndaluar edhe Pjetër Luka, 62 vjeç, banues në Grykë Lumi, Tale, me detyrë kryetar i këtij fshati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

62-vjeçari, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, oficerët e Policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara me të dhëna të rreme.

Vijon operacioni, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Pas