Aktualitet

Boçi-Ramës: Të bënte vaki ta kisha telefonin e Lucës, s’do bënim zgjedhje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:50 - 21/03/21 |
Opi Nion

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga Elbasani ka reaguar kandidati i PD-së për deputet Luçiano Boçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se telefoni që Rama thotë se i ka marrë Gjergj Lucës është në fakt telefoni i tij. Më tej ai thotë se nëse telefoni do të ishte i Lucës nuk do bënim zgjedhje në 25 prill.

“Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur! Telefonin tim e quan të Llucës. E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin. Është siguruar 1000 herë për këtë. Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare. Kushedi ku do përfundonte Rama!? Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Në 25 prill do marrësh një milion grushte!”, shkruan Boçi.

Më herët kryeministri Rama e cilësoi Boçin huligan që grushtonte një biznesmen. “E patë atë si grushtonte si huligan një biznesmen. Është e paimagjinueshme që përfaqësuesi i popullit të grushtojë pa pushim si skuth me ndihmën e  rojeve një sipërmarrës. Punëdhënësin më të madh të Elbasanit. Është e pamundur që qytetaria e Elbasanit të identifikohet në shfaqje të dhunshme”, tha Rama./Opinion.al

Pas