Aktualitet

Foto/Punimet tek materniteti, reagimi: Projekti ruan godinën historike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 21/03/21 |
Opi Nion

Në një reagim për mediat, materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ka bërë me dije se projekti i ri i godinës ruan vlerat historike dhe rindërton nga themelet shtesën e dëmtuar nga tërmeti. Më tej deklarohet se kështu rriten me 50% kapacitetet e këtij spitali.

“Projekti i ri, ruan godinën historike dhe rindërton nga themelet shtesën e dëmtuar nga tërmeti. Rriten kështu me 50% kapacitetet e Maternitetit”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar ditën e djeshme shembjen e fasadës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’ në bulevardin ‘’Zogu i Parë’’.

Sipas tyre aktualisht punimet po kryhen në një godinë e cila konsiderohet monument kulture e kategorisë së dytë, kategori për të cilin ligji nuk lejon punimet./Opinion.al

 

 

Pas