Bota

Bllokohet trajtimi me hidroksiklorokinë i të prekurve me COVID në Francë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 27/05/20 |
Al Do

Qeveria e Francës tha se mjekët në këtë vend nuk do të lejohen më që të përdorin hidroksiklorokinën si ilaç për trajtimin e koronavirusit.

Vendimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e pezulloi këtë javë testimin e hidroksiklorokinës dhe të klorokinës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Hidroksiklorokina, e cila përdoret normalisht për të trajtuar malarien ose artritin, është promovuar më herët nga virologu francez, Didier Raoult, i cili është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për të diskutuar përdorimin e saj si trajtim për pacientët me koronavirus.

Por, OBSH-ja tha këtë javë se ka pezulluar testimin e saj dhe të klorokinës, pasi një studim në revistën mjekësore britanike The Lancet ka konstatuar se përdorimi i këtyre ilaçeve te pacientët me koronavirus mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur.

Sipas studimit, ato mund të prodhojnë efekte anësore, sidomos aritmi të zemrës.

Javën e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është duke marrë hidroksiklorokinë për të lehtësuar simptomat nëse infektohet me koronavirus.

Trump ka thënë se nuk ka pasur asnjë efekt anësor. /Opinion.al

Pas