Aktualitet

Bllokimi i fluturimeve, Basha: Pas grevës në aeroport qëndron vetë Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:36 - 07/04/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit.

Përmes një statusi në “Tëitter”, lideri i opozitës shkruan se Rama e di që do të humbasë, ndaj po përdor çdo marifet të pisët.

Më tej ai thotë se pas grevës në aeroport qëndron vetë Rama, duke e bërë kështu kryeministrin përgjegjës për situatën.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha.

Pas