Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken takim disa orësh me ministrin kinez, DASH: Bisedime të drejtëpërdrejta​​​​​​​

2023/06/18 at 8:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken takim disa orësh me ministrin kinez, DASH: Bisedime të drejtëpërdrejta​​​​​​​

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm kinez Qin Gang zhvilluan bisedime “të sinqerta” dhe “të drejtpërdrejta” në Pekin të dielën, tha Departamenti i Shtetit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet dypalëshe mes tensioneve në rritje.


Gjatë takimit shtatë orë e gjysmë në vilën qeveritare Diaoyutai, në Pekin, zoti Qin pranoi ftesën për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu u ra dakord për më shumë vizita të përfaqësuesve të dy vendeve.

Përveç kësaj, të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për disa çështje “në nivel grupi pune”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Pas takimeve kokë më kokë të zotit Blinken me zotin Qin, ata patën një darkë pune të dielën në vilën qeveritare Diaoyutai.

“Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të mbrojnë interesat dhe vlerat e popullit amerikan dhe do të punojnë me aleatët dhe partnerët për të çuar përpara vizionin tonë për një botë që është e lirë, e hapur dhe që mbështet zbatimin e rregullave të pranuara ndërkombëtarisht”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është kryediplomati i parë amerikan që viziton Kinën që nga viti 2018, për takime me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang, kryediplomatin kinez Wang Yi, dhe ndoshta edhe me Presidentin kinez Xi Jinping.

Zyrtarë amerikanë, duke folur me gazetarët amerikanë pas takimeve të së dielës, nuk pranuan të thoshin nëse përfundimisht do të kishte takim të zotit Blinken me presidentin Xi apo se kur pritet të vijë në Uashington ministri Qin.

Në shkurt, zoti Blinken anuloi udhëtimin e tij në Pekin pasi një balonë spiune kineze hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Ndihmës ministri i jashtëm kinez, i cili mori pjesë në takim, ndërsa postoi në Twitter një foto të takimit të dy zyrtarëve shkruajti se shpresonte që ky takim t’i rikthente marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën që ranë dakord dy presidentët kur u takuan në Bali.

Zëdhënësi i DASH tha se “Sekretari amerikan nënvizoi rëndësinë e diplomacisë për mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit për të reduktuar rrezikun për keqkuptime dhe gjykime të gabuara”.

Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë, çështjet kryesore në agjendë gjatë takimeve të zotit Blinken në Pekin të dielën dhe të hënën përfshijnë sigurinë rajonale, luftën ndaj përdorimit dhe trafikut të drogës, ndryshimet klimatike, stabilitetin makroekonomik global, amerikanët e arrestuar në mënyrë të paligjshme në Kinë, si dhe shkëmbimet midis popullit amerikan dhe kinez.



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Të shtëna me armë në SHBA, gjatë shkëmbimit të zjarrit vritet polici dhe agresori

Të shtëna me armë në SHBA, gjatë shkëmbimit të zjarrit vritet polici dhe agresori

​Kurti: Faktori ndërkombëtar të dënojë ashpër veprimert e Serbisë

​Kurti: Faktori ndërkombëtar të dënojë ashpër veprimert e Serbisë

Situata në veri, i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi do të shkojë në SHBA

Situata në veri, i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi do të shkojë në SHBA
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}