Aktualitet

Biznesi pa leje, Shehaj publikon dokumentin: Mban firmën e Veliajt, Rama kërkon të…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 21/10/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i është përgjigjur sërish deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha gjatë takimit me fermerët në Elbasan ditën e sotme se biznesi i tij ishte në një ndërtim pa leje.

Përmes një statusi në “Facebook”, Shehaj tha se është një pretekst për intimidim dhe se kryeministri kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike.

Ndër të tjera, deputeti ka publikuar një dokument, në të cilin thuhet se ndërtimi është me leje dhe se mban firmën e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

“Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja. Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike. Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë. Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit”, u shpreh Shehaj./Opinion.al

Pas