Aktualitet

Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur gjobat, goditen 11 raste



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 21/10/22 |
Opi Nion

11 raste të tentativës për korrupsion të efektivëve të Policisë Rrugore janë goditur brenda një jave në Tiranë.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se se gjatë kontrolleve kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit: I. K., 30 vjeç, N. A., 48 vjeç, E. H., 29 vjeç, B. A., 29 vjeç, N. P., 63 vjeç, G. Xh., 50 vjeç, E. L., 30 vjeç, M. M., 37 vjeç, A. D., 51 vjeç, V. K., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të cilët me qëllim shmangien e gjobave për shkeljet e kryera, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.

Në total numri i rasteve të korrupsionit të policisë ka shkuar në 161.

Sakaq,Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

 

Pas