Aktualitet

Bisedime në Tiranë? Athina jep përgjigje për ministrin turk


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 11/01/21 |
Opi Nion

“Athina nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke i pyetur lidhur me ftesën e Ministrit të Jashtrëm të Turqisë, për një takim dhe bisedime në Tiranë.

Alexandros Papaioannou tha për gazetarët grekë se deri më tani Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Ministria e Jashtme turke për të nisur dialogun për ndarjen e zonave detare.

“Greqia ka shprehur gatishmërinë e saj në këtë aspekt në rast të një ftese nga pala turke”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu është shprehur se është i gatshëm që të udhëtojë drejt Shqipërisë për të takuar homologun e tij grek Nikos Dendias në Tiranë, me ftesë të Kryeministrit Rama./Opinion.al

Pas