Politikë

Biseda Rama-Merkel, Qeveria gjermane zbardh temat e diskutimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:58 - 12/10/20 |
Opi Nion

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në “Facebook” se kishte zhvilluar një bashkëbisedim me kancelarin gjermane, Angela Merkel.

Lidhur më këtë bashkëbisedim ka reaguar edhe Ambasada gjermane në Tiranë, e cila ka zbardhur dhe temat të cilat u diskutuan mes Ramës dhe Merkel.

Ambasada ka publikuar njoftimin e zëdhënësit të qeverisë gjermane, i cili thekson se Rama dhe Merkel kanë diskutuar për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Mesazhi i ambasadës gjermane:
Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:

Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.
Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pas