Aktualitet

Durrës/Shiu shkakton probleme në qarkullim,niveli i ujit rrezikon bizneset


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:51 - 12/10/20 |
Opi Nion

Pak minuta shi kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët në qytetin e Durrësit. Në shumë akse, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është thuajse i pamundur, pasi uji ka kaluar edhe nivelin e trotuareve.

Në zona të caktuara, si lagjja nr. 18, lagjja nr.1, aksi “Pavarësia”, rruga “Egnatia”, zona e Shkozetit etj, niveli i ujit në rrugë po rrezikon edhe bizneset, raporton gazetari i Abc Neës Leonidha Musai.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, ndërsa ka shkaktuar probleme edhe në Fier, teksa në Vlorë bashkia u ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes.

 

Pas