Bota

Bilanci ditor i Covid në Itali i ngjajshëm me atë të vendeve të Ballkanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:06 - 28/07/20 |
Al Do

Bilanci i COVID në Itali vijon të mbetet në nivele të ulëta. Autoritetet kanë raportuar 11 humbje jete në 24 orët e fundit. Megjithëse kjo shifër është më e lartë nga 5 viktimat e raportuara dje, ajo është shumë e ulët në krahasim me numrin e popullsisë në Itali.

Në rritje edhe numri i të infektuarve, 181 kundër 170 të bilancit të mëparshëm, ku ndikon gjithsesi një numër më i madh testimesh. Shifrat e rasteve të reja në Itali janë të përafërta me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndonëse në mars dhe prill, vendi ishte epiqendra e koronavirusit, tashmë rastet e reja ditore janë disa herë më të ulëta se ato në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Aktualisht në Itali janë 12.609 persona pozitivë me Covid-19, ku prej tyre 40 janë në terapi intensive dhe 749 ndodhen të shtruar në spital, ndërkohë që janë 11.820 personat në vetë-izolim shtëpiak.

Që nga fillimi i saj, pandemia ka shkaktuar 35.123 viktima në Itali./ Opinion.al

Pas