Një burrë rreth moshës 40-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme pasi dyshohet se është rrëzuar nga lartësia e një bordure në shkallët e Kuzum Baba-së.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e personit dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç”, njofton policia.