Bota

Bashkëshortja e Joe Biden, infektohet me Covid-19



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 16/08/22 |
Opi Nion

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden  është infektuar me COVID-19, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

ABC News shkruan se, Jill Biden do të qëndrojë në një rezidencë private në Karolinën e Jugut, ku do të izolohet për të paktën pesë ditë. Ajo do të kthehet në shtëpi pasi të marrë dy teste negative të njëpasnjëshme.

Ndërkohë, presidenti Biden doli për herë të parë pozitiv me COVID-19 më 21 korrik. Menjëherë pasi rezultoi pozitiv, mjekët i dhanë presidentit Biden trajtim me medikamentin antiviral të quajtur Paxlovid..  Më pas Biden u infektua sërish me Covid-19 në gusht të këtij viti, ndërsa tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./Opinion.al

 

Pas