Sociale

Dimal/Rrufeja godet shtëpinë, përfshihet në flakë kati i dytë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:34 - 16/08/22 |
Opi Nion

Një banesë 2-katëshe është përfshirë në flakë pasi mbi çatinë e saj ka rënë një rrufe. Zjarri ka prekur katin e dytë të godinës, e cila thuajse është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë të Dimalit këtë pasdite, ndërsa në ndihmë kanë ardhur forca të zjarrfikëses nga Dimali, Berati dhe Kuçova.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të dëmtuar, duke qenë se pjesëtarët e dy familjeve të vëllezërve Golemi kanë qenë në katin e pare dhe kanë arritur të dalin në kohë./Opinion.al

 

Pas