Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kroaci, pasi duke punuar ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash.
Ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar, njofton policia.
Aksidenti është raportuar te uniformat blu pak para orës 07:30, tha zëdhënësja e policisë së Bjelovar-Bilogora Maja Barbir Grubiq, duke shtuar se rrethanat do të dihen pas hetimeve që janë duke vazhduar.
Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit.