Bota

Bie në prangat e policisë reperi amerikan


               Publikuar në : 16:01 - 18/04/19 |
xhu lia

Reperi amerikan Kodak Black është arrestuar nga policia nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe drogës. Vendndodhja e reperit 21-vjeçar nuk dihej, pasi kishte anuluar një koncert në Boston.

Mësohet se fansat e kanë pritur me orë të tëra, përpara se dikush nga stafi i tij të lajmëronte se koncerti nuk do të zhvillohej.

TMZ ka shkruar se Kodak Black ra në prangat e policisë për shkak të mbajtjes së dy armëve dhe gjithashtu të një sasie droge, të cilën u përpoq ta kalonte në kufi.

21-vjeçari ndodhet ende në paraburgim dhe duhet të paguajë një gjobë prej 20,000 dollarësh ose 40,000 dollarësh. Reperi e nisi turneun  e tij “Dying or Live” më 14 mars dhe kishte disa koncerte të planifikuara në Amerikë dhe Kanada./Opinion.al/

Pas