Bota

Kim Jong-un rikthen presionin ndaj SHBA-së


               Publikuar në : 16:39 - 18/04/19 |
el ida

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un mbikëqyri testimin e një arme të re taktike të komanduar. Ky është testimi i parë i armëve  që kur samiti i dytë me SHBA-të në Hanoi, përfundoi pa marrëveshje në shkurt, dhe po cilësohet si “presion” ndaj kushteve të vendosura nga Trump.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA nuk e përshkroi saktësisht armën, por “armë taktike” nënkupton një armë me rreze të shkurtër, në krahasim me raketat balistike me rreze të gjatë që janë parë si kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

“Arma ka një mënyrë të veçantë drejtimi dhe mbushje shumë të fuqishme”, shkruan KCNA.

Kim Jong-un tha se zhvillimi i këtij sistemi të ri armësh shërben për rritur ndjeshëm fuqinë luftuese të ushtrisë së Koresë së Veriut, por nuk shtoi nëse kjo armë futej në listën e armëve që SHBA i ka cilësuar si kërcënuese dhe të rrezikshme për sigurinë ndërkombëtare./Opinion.al

 

 

Pas