Bota

Biden pëson fraktura në këmbë, Trump: Shërim të shpejtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 30/11/20 |
Opi Nion

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, pësoi fraktura të vogla në këmbë, pasi rrëshqiti teksa luante me një prej qenve të tij,

Incidenti ndodhi të shtunën, tha zyra e Bidenit në një deklaratë duke shtuar se presidenti i zgjedhur 78-vjeçar i SHBA-së nga radhët e Partisë Demokratike, bëri një incizim rentgen të dielën.

“Incizimi konfirmoi fraktura të vogla”, tha mjeku personal i Bidenit, Kevin O’Connor në një deklaratë të veçantë të lëshuar nga zyra e Bidenit.

Pasi fitoi ndaj presidentit, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Biden do të jetë personi më i vjetër që ka marrë ndonjëherë detyrën e presidentit amerikan. Inagurimi i tij pritet të bëhet më 20 janar.

Trump, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe po konteston rezultatet në gjykatë, i uroi Bidenit shërim të shpejtë.

“Shërim të shpejtë!”, tha Trump në një postim në “Twitter”.

Pas