Bota

Biden fiton edhe Miçiganin, një hap larg Shtëpisë së Bardhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:05 - 05/11/20 |
Al Do

Kandidati demokrat për president në SHBA, Joe Biden ka fituar në shtetin e Miçiganit.

77-vjeçari është një hap larg Shtëpisë së Bardhë, pasi me fitoren e fundit ai siguron edhe 16 delegatë në kolegjin elektoral për një total prej 264, kur ende nuk është përcaktuar fituesi në 4 shtete të tjera.

Sipas projeksioneve të Associated Press, Biden ka fituar me rreth 70 mijë vota në Miçigan duke fituar kështu një tjetër nga shtetet kyçe që përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve.

Tashmë për Joe Biden, mjafton që të fitojë në shtetin e Nevadës, i cili ka 6 delegatë në kolegjin elektoral, për të shpallur fitoren.

Më herët në një fjalim në Delaëare, ai tha se kur të përfundojë numërimi, Demokratët do të shpallen fitues.

Nga ana tjetër, kampi i fushatës së Trump, ka kërkuar rinumërim të votave në Uiskonsin si dhe ka çuar në gjykatë shtetin e Miçiganit dhe të Pensilvanisë lidhur me votat me postë./Opinion.al

Pas