Bota

Biden dhe aleatët perëndimorë premtojnë më shumë ndihmë për Ukrainën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:49 - 19/04/22 |
Opi Nion

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë është bërë e ditur se gjatë video-telefonatës presidentit Joe Biden me aleatët evropianë diskutuan “sigurimin e vazhdueshëm” të ndihmës së sigurisë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën.

Pjesë e video-telefonatës ishte presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, sekretari e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Shtëpia e Bardhë thotë se udhëheqësit “pohuan solidaritetin e tyre” me Ukrainën dhe dënuan “vuajtjet humanitare të shkaktuara nga pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë”.

“Ata diskutuan gjithashtu përpjekjet e tyre të koordinuara për të imponuar kosto të rënda ekonomike për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse,”-thuhet më tej në njoftim shkruan BBC./Opinion.al

Pas