Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Betejat ligjore të Trump, ekspertët: Gjasa të vogla të ndryshojë rezultati

2020/11/14 at 11:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ekipi i Biden: Proceset gjyqësore të Trump janë fushatë keqinformimi

Democratic presidential candidate, former Vice President Joe Biden, speaks during a campaign event, Tuesday, July 14, 2020, in Wilmington, Del. (AP Photo/Patrick Semansky)

Përpjekjet ligjore të Presidentit Donald Trump për të zhbërë fitoren e projektuar të demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, u zbehën të premten ndërsa gjykatat refuzuan akuzat për parregullsi në votim dhe për mashtrim.


Një gjykatës në Miçigan refuzoi një kërkesë të mbështetësve të Partisë Republikane për të parandaluar çertifikimin e rezultatit zgjedhor në zonën përgjithësisht demokrate të Detroidit, duke ulur kështu edhe shanset për një padi tjetër të ngjashme të paraqitur nga ekipi elektoral i Presidentit Trump.

Në Pensilvani, një tjetër gjykatës refuzoi disa padi të ekipit elektoral të Presidentit Trump për vlefshmërinë e disa mijëra votave të ardhura me postë. Ndërkohë në Arizona, ekipi elektoral i Presidentit Trump tërhoqi padinë për rezultatin zgjedhor duke pranuar kështu se avantazhi i zotit Biden ishte shumë i madh për t’u tejkaluar.

Këto tre shtete janë ndër gjashtë shtetet ku Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij kanë paraqitur padi gjyqësore për rezultatet ndërsa projeksionet tregonin se zoti Biden kishte fituar bindshëm zgjedhjet, duke siguruar mjaftueshëm mbi 270 votat e Kolegjit Elektoral që nevojiten për të pretenduar fitoren.

Presidenti Trump, i cili ende nuk e ka pranuar fitoren e zotit Biden, është angazhuar në një betejë padish të dyshimta ligjore dhe pretendime të pabazuara në mediat sociale, në një përpjekje të sforcuar për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Të marra së bashku, zhvillimet e fundit nuk shkojnë në favor të shanseve të Presidentit Trump për të fituar zgjedhjet nëpërmjet pretendimeve të pabazuara për manipulime në masë, thonë ekspertët.

“Mendoj se këto padi mund të kuptohen më mirë si mënyrat me të cilat presidenti po komunikon me bazën e tij, se ai kundërshton rezultatin e zgjedhjeve dhe se vazhdon përpjekjen për të luftuar për përmbysjen e rezultateve”, thotë Louis Caldera, profesor i asociuar i jurisprudencës në Kolegjin Juridik të Uashingtonit në Universitetin Amerikan.

Ai shtoi se kjo nuk ishte “një përpjekje serioze për të ndryshuar në të vërtetë rezultatin e votimit në një numër të mjaftueshëm shtetesh që të ishin në gjendje të grumbullonin votat e Kolegjit Zgjedhor që do të ishte e nevojshme që ai të fitonte zgjedhjet”.

Procesi gjyqësor i Miçiganit, i paraqitur të dielën nga një grup konservator, kërkoi që të skualifikoheshin qindra mijëra fletëvotime në Qarkun Ëayne për shkak të mashtrimit të pretenduar dhe parregullsive të votimit. Sipas rezultateve jozyrtare, gati 73% e 565’484 votave në Qarkun Ëayne shkuan për zotin Biden. Paditësit i kërkuan gjykatësit të urdhërojë një kontroll të pavarur dhe një palë zgjedhje krejtësisht të reja.

Por Kryetari i Gjykatës i distriktit të 3-të në Qarkun Ëayne, Timothy Kenny, vendosi se pretendimet për “veprimtari të mbrapshta manipulimi që ndodhin haptazi…si dhe nën petkun e errësirës” u kundërshtuan nga vëzhgues të tjerë dhe zyrtarët e tjerë zgjedhorë, ndër ta edhe një ish-zyrtar “shumë i respektuar” i zgjedhjeve.

Ndalimi i procesit të çertifikimit tani do të përbënte “një ushtrim të paparë të aktivizmit gjyqësor”, shkruajti zoti Kenny në vendimin e tij, ndërsa kryerja e një kontrolli të pavarur do të vononte përpilimin e votave dhe “minonte besimin në sistemin zgjedhor”.

Një punonjëse e bashkisë mbledh votat me postë në një zonë të caktuar për njerëzit që dorëzojnë votën nga makina (Qarku Clark, Las Vegas, 2 nëntor 2020)

Një punonjëse e bashkisë mbledh votat me postë në një zonë të caktuar për njerëzit që dorëzojnë votën nga makina (Qarku Clark, Las Vegas, 2 nëntor 2020)

Vota elektorale

Ndërsa sfidat ligjore të Presidentit Trump janë duke u lëkundur, një numër aktivistësh konsevatorë të afërt me presidentin kanë hedhur idenë se legjislaturat shtetërore të kontrolluara nga republikanët mund të refuzojnë votën popullore dhe të japin votën e Kolegjit Elektoral për Presidentin Trump.

Ideja u theksua edhe më shumë javën e kaluar pasi gazetari i rrjetit “Fox Neës” Mark Levin u bëri thirrje ligjvënësve republikanë që, “bëhuni gati dhe bëjeni detyrën tuaj kushtetuese”, ndërsa u kujtoi atyre se Artikulli II i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara u jep atyre “fjalën e fundit” për zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Elektoral.

Kur amerikanët hedhin votën e tyre në zgjedhjet e përgjithshme, ata nuk po votojnë për vetë kandidatët, por më tepër për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Neni II i Kushtetutës u jep legjislaturave të shteteve fuqinë për të përcaktuar “mënyrën” e emërimit të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, organi që zgjedh presidentin. Pra, janë 538 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor që zgjedhin presidentin, që korrespondon me numrin e anëtarëve të Kongresit.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor mblidhen me 14 dhjetor për të votuar për fituesin e votës popullore në shtetin e tyre. Duke supozuar se ata respektojnë vullnetin e votuesve në shtetet e tyre përkatëse, zoti Biden ka siguruar 290 vota elektorale, 20 më shumë se minimumi i kërkuar për të fituar presidencën, sipas shifrave të Zërit të Amerikës. Presidenti Trump ka fituar 232.

I pyetur në kanalin televiziv “Fox Neës” më 6 nëntor lidhur me perspektivën e ligjvënësve republikanë në Pensilvani për të zgjedhur anëtarë të Kolegjit Elektoral që mbështesin zotin Trump, Senatori republikan Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, një aleat i ngushtë i Presidentit Trump dhe kryetar i Komisionit Juridik të Senatit, tha “mendoj se gjithçka duhet të jetë në tryezë.”

Ndërsa nuk e përjashtojnë si mundësi, ekspertët ligjorë thonë se gjasat që legjislaturat shtetërore të kërkojnë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve mbeten të vogla.

Kjo për faktin se Kushtetuta nuk përcakton që anëtarët e Kolegjit Elektoral duhet të zgjidhen në bazë të votës popullore. Prej mbi një shekulli, të 50 shtetet amerikane kanë zgjedhur anëtarët e Kolegjit Elektoral përmes zgjedhjeve popullore.

Veprimi legjislativ

Për t’i dhënë votat elektorale zotit Trump, legjislaturat në shtetet fushëbetejë, me mbështetjen e guvernatorëve, duhet të ndryshojnë ligjet për emërimin e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

“Thjeshtë të thuash se do të emërojmë republikanë si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, pa ndryshuar ligjin e atij shteti, do të nënkuptonte veprime në shkelje të ligjit të atij shteti”, thotë profesori i ligjeve Louis Caldera. “Nga ana tjetër, demokratët do të thonin se veprimi i ndërmarrë nga legjislatura shkel ligjin e shtetit, dhe ata do të kërkonin që gjykata të shqyrtojë këto veprime.”

Nga gjashtë shtetet ku republikanët kanë sfiduar votimet, tre prej tyre, Miçigani, Pensilvania dhe Uiskonsin, kanë legjislatura të kontrolluara nga republikanët dhe guvernatorë demokratë.

Ekspertë të tjerë ligjorë thonë se çdo ndryshim në metodën e emërimit do të duhej bërë përpara dhe jo pas zgjedhjeve.

“Legjislatura ka gjithmonë të drejtën për të bërë ndryshime për herën tjetër, por nuk mundet, të paktën pa shkelur klauzolën e procesit të rregullt të Kushtetutës – të zhbëjë emërimin e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor që është bërë tashmë,” shkruan në një hulumtim mbi ligjet Edward Foley, ekspert për ligjin zgjedhor dhe profesor i drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos./VOA



Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
Rumani/ 10 viktima dhe shumë të plagosur pas një zjarri në repartin Covid

Rumani/ 10 viktima dhe shumë të plagosur pas një zjarri në repartin Covid

Video/Çudia me Sergio Ramos, 2 penallti të humbura në një ndeshje

Video/Çudia me Sergio Ramos, 2 penallti të humbura në një ndeshje

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 15 nëntor 2020
















TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com