Bota

Rumani/ 10 viktima dhe shumë të plagosur pas një zjarri në repartin Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:17 - 14/11/20 |
Opi Nion

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur rëndë pas një zjarri që ra në një spital që trajtonte pacientë Covid në Rumani, njofton BBC.

Flakët prekën repartin e terapisë intensive në një spital public në qytetin lindor Piatra Neamt. Një mjek i cili u përpoq të shpëtonte pacientët ka marr plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike.

Ministri i Shëndetësisë së Rumanisë Nelu Tataru u tha mediave vendase se zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Tataru tha se pacientët e tjerë të prekur nga Covid janë transferuar në një spital tjetër në qytetin Iasi.

Ndërkohë, mjeku i lënduar për të cilin thuhet se ka plagë në të gjithë trupin, është dërguar me avion ushtarak në Bukuresht.

“Ka edhe të tjerë persona nga stafi mjekësor që kanë marr djegie”, tha ministri duke deklaruar se po shkonte në Piatra Neamt për të ndjekur situatën.

Tetë nga viktimat raportohet se kanë qenë në dhomën ku ra zjarri dhe dy të tjerë në dhomën ngjitur./Opinion.al

Pas