Aktualitet

Besa Shahini largohet nga detyra, kush është ministrja e re e Arsimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 14/09/20 |
Opi Nion

Besa Shahini është larguar nga detyra si ministre e Arsimit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa këtë pozicion do ta marrë tashmë Evis Kushi.

Shahini u shpreh në takimin me Ramën se; “E kam të vështirë të vazhdojë një mandat tjetër larg familjes. Ky post është vështirë të mbahet nga unë. PS duhet ta fitojë edhe një mandat tjetër nëse duam ta shikojmë Shqipërinë të ecë më përpara. Kryeministri tregoi kurajë që përfshiu në politikë aktivistë nga Kosova. Ka qenë e paimagjinueshme që ngrihet opozita e akuzon që ministrja flet me dialekt. Një argument gati-gati racist”.

Ndërkohë, midis të tjerash kryeministri Rama, shprehu keqardhjen për largimin e Shahinit duke vlerësuar punën e saj në postinin e ministres së Arsimit.

Evis Kushi, pasuesja e Shahinit, tha se: “Është një privilegj i lartë për mua, pas 7 vitesh angazhim të jem ministre. Kjo është një përgjegjësi e madhe për të drejtuar sektorin ku kam punuar për 23 vite. Është një përgjegjësi e lartë të drejtoj këtë institucion të lartë. Elbasani është djepi i arsimit në Shqipëri. Gjej një rrugë të shtruar me shumë reforma, por që duhet të punojmë më shumë. Sot nisëm vitin e ri shkollor, ku u inauguruan dhe disa shkolla të reja”.

Pas