Aktualitet

Lleshaj: Ministër deri në zgjedhjet e 25 prillit, do të jenë më të mirat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 14/09/20 |
Al Do

Lëvizjet në qeveri disa muaj para zgjedhjeve janë një nga temat e përfolura në korridoret e politikës pas kthimit nga pushimet.

E para që i konkretizoi fjalët ishte ministrja e Arsimit, Besa Shahini e cila deklaroi disa ditë më parë se do të largohej nga detyra në fund të këtij mandati dhe se do të kthehej në Kosovë. Sot ajo u zëvendësua në detyrë nga deputetja Evis Kushi.

Pas Shahinit, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se nuk do të jetë më ministër. Por sot Lleshaj duket se i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse do ta mbaj postin e ministrit deri në 25 Prill apo do të largohet më parë.

Në një deklaratë për mediat në Shkodër, Lleshaj tha se në zgjedhjet e 25 prilli të 2021 do të jetë ministër. Ai dhe konfirmoi se Policia është e gatshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

”Policia do të jetë e aftë që të menaxhojë zgjedhjet, dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj”- tha Lleshaj./ Opinion.al

Pas