Aktualitet

Bes Kallaku festë për ditëlindje, gjobitet lokali dhe pezullohen 6 policë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 22/11/20 |
Al Do

Dy ditë më parë, aktori i humorit, Besart Kallaku festoi ditëlindjen e tij. Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale dukej se ai kishte mbledhur miq dhe të afërm në një lokal ku kishte organizuar një festë.

Por për këtë organizim aktori, të ftuarit dhe administratori i lokalit janë gjobitur nga policia. Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se në ditëlindje kishin marrë pjesë rreth 30 persona.

I ftuar në ditëlindjen e aktorit ka qenë edhe presidenti Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi. Gjithashtu ka qenë edhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht Drejtori i Policisë së Tiranës ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë . /Opinion.al

Pas