Kryesore

Kosovë/ 10 viktima nga COVID-19, mbi 700 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 22/11/20 |
Al Do

Kosova ka shënuar 707 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të autoriteteve, këto rezultate kanë dalë nga 1,831 testime të kryera.

I lartë vijon të mbetet edhe numri i viktimave. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes së pacientëve me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 34.295 dhe 914 viktima që prej fillimit të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338. / Opinion.al

Pas