Aktualitet

Berisha:Alibeaj shkelmon mbi veten.Në mbledhje deputetë që s’janë pjesë e grupit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 27/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për mediat të mbajtur ditën e sotme ka qenë i ashpër ndaj Enkelejd Alibeajt, të cilin e cilësoi një sharlatan që i shërben kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se mbledhja e djeshme e grupit parlamentar nuk kishte kuorum pasi dje në mbledhje ishin 4 deputetë që nuk janë të grupit të PD, sepse Partia demokratike ua ka dhënë partive të tjera.

“Së pari siç e keni konstatuar ju janë tre votime me 44 mijë anëtarë të përsëritura, të pakundërshtuara nga asnjë njeri nga asnjë rast. Në këtë mes një grup i vogël, ndër ta ish-kryetari dhe 2-3 të tjerë, edhe ky Alibeaj të kapur nga qeveria thonë se këto nuk kanë ndodhur. E vërteta është se kjo lojë dështoi në mënyrë përfundimtare, sepse ishte një peng për të kapur pluralizmin. Loja këtu ishte të mos ketë pluralizëm ose të kemi pluralizëm që ta komentojmë. Dje tha që unë kam kuorum. Dje në mbledhje ishin në mbledhje 4 deputetë që nuk janë të grupit të PD, sepse ja ka dhënë partive të tjera. Për të patur kuorum duhet të ishin 26 deputetë. Një sharlatan që ka mungese respekti për veten e tij. Keqpërdoret nga Rama. Harron se ka patur funksion të rëndësishme edhe në qeveri dhe kur bën akte të tilla vetëm sa shkelmon mbi veten e tij.”- tha Berisha./Opinion.al

Pas