Kryesore

Berisha: Nesër zgjidhen anëtarët e kryesisë, ja kur zgjidhen drejtuesit kryesor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 27/05/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë dhe drejtuesve kryesorë të partisë si sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët.

Berisha u shpreh se statuti i PD parashikon se kryetari i partisë i propozon Kryesisë së partisë kandidatët për anëtarë kryesie por në këtë rast ai do ia propozoi Komisionit të Rithemelimit i cili do të mbidhet sot në darkë.

Gjithashtu Berisha deklaroi se zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD do të bëhet në një mbledhje pasuese dhe jo nesër.

Statuti parashikon që kryetari i propozon Kryesisë së partisë listën e emrave. Në këtë rast kryesi partie, sipas vendimit të Kuvendit deri në krijimin e partisë këtë funksion e merr Komisioni i Rithemelimit. Dhe ai do të mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar kandidaturat. Do vendoset, por vetëm anëtarët e kryesisë po në një mbledhje pasuese do të zgjidhen drejtuesit kryesorë të partisë, si sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët e PD”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas