Kryesore

“Dumani është fytyra e këtij shteti”,Berisha thirrje vrasësit:Rrëfe lidhjet me…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 27/05/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat është shprehur se fytyra e vërtetë e këtij shteti ajo e Nuredin Dumanit. Ndërsa i ka bërë thirrje këtij të fundit dhe Besian Xhixhës që të rrëfejnë çdo gjë që dinë dhe të zbërthejnë lidhjet e politikës me krimin.

I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet, për të shpëtuar shpirtin e tij, i bëj thirrje ta bëjë të plotë, ta lërë me guxim se ka një tendencë absolute censure të rrëfimeve të tij tronditëse, të rrëfimeve që dëshmojnë qartë atë që është thënë çdo ditë nga mediat nga shoqëria, është denoncuar me kohë ata vrisnin përdhunonin se mbyllnin çdo çështje me urdhër nga sipër. A e dini ju ku shkoi prokurori që mashtroi shqiptarët në mënyrën më të shëmtuar ku është ai? Në SPAK, në SPAK e partisë, kjo do të thotë që SPAK shndërrohet në strofull kriminelësh. Për llogari të kujt gënjeu Alfred Shehu? Këta mbyllin dosje, banda paguante këta mbyllnin vrasje, njerëz që vriteshin te pragu i shtëpisë e një nga këta është Alfred Shehu. Ndaj Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shteti e kësaj qeverie.

I bëj thirrje dhe Besian Xhixhës, të rrëfehet plotësisht për lidhje politike të deputetëve të ministrave, dyshimin më të madh në hetimin e trajtimin politik që SPAK po i bën cështjes po bën mburojë, e denoncimeve politike në një kohë kur ato dihen. SPAK po i fsheh këto”,-tha Berisha.

Kujtojmë se Nuredin Dumani është tashmë i penduari i drejtësisë së bashku me Henrik Hoxhajn, të cilët kanë pranuar krimet e kryera dhe kanë nxjerrë emrat e personave të tjerë të implikuara të krimet e ndodhura në Shqipëri vitet e fundit./Opinion.al

Pas