Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Vota e blerë haptas, 670 mijë zarfa me 50 mijë Lekë dorëzuar çdo pensionisti

2023/05/23 at 1:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Vota e blerë haptas, 670 mijë zarfa me 50 mijë Lekë dorëzuar çdo pensionisti

Ish-kryeministri Sali Berisha duke komentuar për zgjedhjet e 14 majit, thotë se kjo është hera e parë në histori që sipas tij, vota nuk blihet vetëm nën dorë, por haptas.


Kështu është shprehur Berisha ditën e sotme në mbledhjen e Kryesinë e PD-së në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se i është dorëzuar çdo pensionisti shqiptar 50 mijë Lekë në mes të ditës, teksa thotë se janë shpërndarë sipas tij, 670 zarfa të tillë për të moshuarit.

Sipas tij kjo nuk ka qenë e vetmja blerje vote, pasi ai thekson se një tjetër blerje ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive ku Rama parandjente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin.

Ndër të tjera Berisha thekson se nga kjo situatë e krijuar është një komb që vetëm po largohet dita-ditës.

“Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast u them avoketërve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes, se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas. Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Se vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama.  “Krimministri” Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve. Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja. Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive, për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandjente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin.

Unë kam dëgjuar avoketërit e megakrimit elektoral në media, të shtrojnë pyetje: na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje. Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfa për pensionistët. Por nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros. Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro. Le ta quajmë se njerëzit me shumë të drejtë nuk kanë njohuri për kursin dhe shumica nuk ka pse të ketë ndoshta.

Por avoketërit e vjedhjes së votës duket se pikërisht ata që kanë blerë votën, u kanë blerë mendimin dhe gjuhën atyre. Asgjë nuk i pengon ata të shohin tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 përqind. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe sesa për shkak se mund të jetë paguar nga Tom Doshi, të përpiqesh të mohosh këtë batërdi dhe të kontribuosh në përligjen e një procesi shkatërrimtar për kombin. Një komb, që ikën dhe vetëm ikën nga kjo situatë”, tha Berisha./Opinion.al

Etiketa: 14 MajPDsali berishazgjedhje


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Berisha: Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore

Berisha: Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore

Vrasja e Anila Ruçit, dyshohet të ketë pasur lidhje dashurie me babain e Osman Bylykut

Vrasja e Anila Ruçit, dyshohet të ketë pasur lidhje dashurie me babain e Osman Bylykut

A duhet të ketë dorëheqje pas humbjes së 14 majit? Topalli: Në zgjedhjet politike po

A duhet të ketë dorëheqje pas humbjes së 14 majit? Topalli: Në zgjedhjet politike po
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}