Aktualitet

Berisha: Tendencë të konsiderohej konspiracion qëndrimi im për kufijtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 20/05/21 |
el ida

Në një dalje përpara gazetarëve ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me vendimin e DASH që e ka shpallur person non grata në SHBA.

Ndërsa tha se tashmë do t’i drejtohet Gjykatës Konvencionale të Parisit për shpifje, Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me faktin, se rreth 2 vjet më parë, Kryeministri Rama e kishte pyetur në Kuvend, nëse Berisha mundej të kalonte oqeanin.

“Problemi i Zotit Rama, e kam thënë dhe e them: Ka patur një tendencë për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, projekt ogurzi destabilizues, çnjerëzor dhe që jam krenar për qëndrimin që kam mbajtur, që të kualifikohej qëndrimi im si konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA. Por unë çdo gjë e kisha publike. Ata të cilët e iniciuan dështuan. Kjo ka qenë në dijeninë time, gjë nga e cila unë s’mund të hiqja dorë. Sepse ajo ishte një gjë që dëmtonte në mënyrë të tmerrshme, kombin, rajonin”, u shpreh Berisha.

I pyetur më tej, nëse ky vendim i SHBA kishte lidhje me këtë qëndrim, ish-Kryeministri tha: “Nuk jam në gjendje ta pohoj pse pas tetë vitesh dorëheqje nga drejtimi, të marrin një vendim të tillë. E dinë vetë , nuk më shqetëson. Vendimi që kanë shpallur është i bazuar në të pavërteta, totalisht”./Opinion.al

Pas