Politikë

Akuza e DASH për aleatët, Berisha: Mediut i hoqëm imunitetin pas Gërdecit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 20/05/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat pas vendimit të Departamentit Amerikan i Shtetit, i cili e shpalli “non grata” në SHBA.

Berisha foli lidhur me akuzën e DASH se gjatë kohës që ka qenë në qeverisje ka influencuar aleatët e tij në procese gjyqësore, duke mohuar një akuzë të tillë.

Pas asnjë bazë Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Ish ministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec kemi votuar heqjen e imunitetit. Çfarë ndërhyrje qenka kjo. Çfarë ndërhyrje qenka për Ilir Metën kur ai dha vetë dorëheqjen dhe kërkoi hapjen e procesit dhe u gjykua. Cila është ndërhyrja këtu? Qeveria nuk është gjykatë, ka detyrë të heqë imunitetet dhe ndaj i jam drejtuar gjykatës. PD duhet të ndjejë në vështirësi nëse ky person nuk po i adresohet në një rast të jashtëzakonshëm një gjykate neutrale për të bërë drejtësi. Në qoftë se duam të bëjmë vetë prokurorin dhe gjykatësin kjo nuk pranohet”-tha Berisha./Opinion.al

Pas