-U tha në Opinion

Berisha sërish në lista? Basha: Po, ku të dojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:58 - 17/09/20 |
Opi Nion

Ish-kryetari i partisë Sali Berisha do të jetë sërish në listat garuese të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i PD Lulzim Basha gjatë një interviste në emisionin “Opinion. ”

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Berisha do të jetë sërish në lista, përgjigja e Bashës qe e shkurtër dhe direkte: Po.

Pyetjes se në cilin qytet do të vendoset kandidatura e tij, Basha ju përgjigj: Ku të dojë.

Ndërkohë i pyetur për hapjen e partisë, Basha pranoi se ajo është e hapur edhe për zërat kritikë, ndërsa pohoi që ky fakt tashmë është vërtetuar.

Gjatë intervistës, kryetari i PD mohoi çdo mundësi për krijimin e një qeverie së bashku me PS.  “Është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë e një rilindjeje e cila përbën një rrezik jetik për PS. Partia Socialiste e  ka jetike të dali në opozitë dhe të distancohet nga krimi”, tha Basha. /Opinion.al

Pas