Kryesore

Berisha replikon me Olta Xhaçkën:S’ka pasur njeri më plaçkitës se ti për ushtrinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:16 - 11/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka replikuar me ministrej e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Berisha u shpreh se Xhaçka ka plaçkitur pronat e ushtrisë. Sipas tij, ministrja e ka nisur karrierën e saj me piramidat ndërsa sot ajo grabit pronat e ushtrisë.

Në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka pasur njeri më plaçkitës ndaj pronave të ushtrisë se sa parafolësja. E vërteta është se në letërsinë e viteve ‘60 u zhvillua një rrymë që quhej le mal partie, të keq nisurit. Olta nuk je larg asaj kategorie. Kur flet duhet të matesh dy herë. E ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet e pronave të ushtrisë. Nga ana tjetër duhet të informoj qytetarët se ai i përket cinizmit njerëzor, zonja e nderuar nuk lë mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore. Në kulmin e tërmetit deklaronte se ka dërguar 50 mijë pak në vend të 2-3 mijë pako. Ky është grupi i shushunjave që po i pinë gjakun njerëzve”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas