Kryesore

Aqif Rakipi në “listën e zezë” të SHBA, deputeti Basha: Bleu vota për Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:17 - 11/04/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Lulzim Basha ka reaguar për sanksionet e SHBA për ish-deputetin Aqif Rakipin.

Basha tha para Kuvendit se Rakipi ka qenë pjesë me masakrës zgjedhore së bashku me Tom doshin dhe Vangjush Dakon.

Sipas Bashës, Rakipi ka blerë vota për PS, duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.

“Bashkë me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, Rakipi është një nga mekanizimet e masakrës zgjedhore. Një nga individët siç e tregon dhe SHBA, që ka blerë vota për hesap të Edi Ramës. Janë njerëz që me anë të blerjes së votave, kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. S’duhet të harrojmë pavarësisht mekanizmat e 25 prillit. Diferenca mes Edi Ramës dhe Opozitës ishte e barabartë me 2 mandatet që mblodhi Aqif Rakipi,”-tha Basha./ Opinion.al

Pas