-U tha në Opinion

Berisha: Raporti i Dik Martit u furnizua me material nga prokurori serb


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:56 - 05/11/20 |
el ida

Raporti i Dik Martit, nga i cili mori udhë hetimi ndaj ish-liderëve të  UÇK-së, është cilësuar nga ish -Kryeministri Sali Berisha si një akuzë e stisur, e furnizuar me material nga Beogradi.

Hetimin e Thaçit, Veselit dhe liderëve të tjerë të UÇK, Berisha e cilësoi një fermentim të Beogradit.

“Kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces, i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë është fermentuar në Beograd”, tha Berisha.

Duke ju referuar faktit, që e njihte personalisht komisionerin, ai tha se Marti kishte qenë një serbofil i papërmbajtur.

“Unë e kam njohur senatorin Dik Marti, ishte një serbofil dhe rusofil me çizme, i papërmbajtur. Ai nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-Prokurori i Beogradit se raporti i Dik Martit në 70 apo 80 përqind paraqet material që vetë ish-prokurori i Beogradit Vukcevic, ja kishte dërguar këtij rusofili të papërmbajtur”, u shpreh Berisha./Opinion.al

 

 

Pas