Politikë

Berisha: Rama shkatërroi identitetin e Tiranës, armiku i dytë pas Enver Hoxhës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:32 - 27/07/22 |
Opi Nion

Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë ka zhvilluar mbrëmjen e sotme bashkëbisedimin me temë “Trashëgimia në rrezik”.

I pranishëm ka qenë edhe kryetari i PD-së Sali Berisha i cili gjatë fjalës së tij ka thënë se Kryeministri Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të Tiranës, teksa ka shtuar se Kryeministri Rama është armiku i dytë pas Enver Hoxhës.

Sali Berisha: Kjo tryezë uroj që të frymëzojë qytetarët e këtij vendi që në tryeza edhe më të vogla, që në votrat e tyre krahas gjithë problemeve që kanë të diskutojnë edhe një problem themelor për qenien tonë, trashëgiminë tonë kulturore. Jemi një komb identiteti të cilit ka dy shtylla, gjuha dhe kultura, në dallim nga shumë kombe përreth që identitet kanë besimin fetar. Ne jemi komb që kultura dhe gjuha janë binomi i identitetit tonë. Ndaj dhe sa më shumë të flasim për trashëgiminë kulturore, në një farë mënyrë aq më shumë flasim me ndërgjegjen tonë shoqërore e kombëtare.

Kam ardhur këtu në vitin 1958, fëmijë, 14 vjeç. Tirana e 1958 duke e krahasuar më vonë me kryeqytetet e tjera, me Parisin. Të krahasosh Tiranën me Parisin, kushdo mund të thotë po krahason të krahasueshmen me të pakrahasueshmen. Unë them jo. Ka Parisin e haresë, Parisin e trashëgimisë, të modernitetit, Parisin e gjenialitetit, por ky Paris i haresë siç e quajnë ata, dallon edhe sot shumë pak nga disa lagje të Tiranës që kanë qenë në qendër të cilat u zhdukën mbi një paranojë diktatoriale sepse diktatura donte shesh të madh. Sheshi i Tiranës në ‘58 ishte një shesh fantastik i rrethuar nga ndërtesa shumë të bukura dhe më e bukura ishte Bashkia e Tiranës. Ishte më e mirë se çdo ndërtesë tjetër. Aty ku është Pallati i Kulturës, kishte Pazarin e Vjetër, ishte gjallëria e qytetit. S’mund të them numrin e dyqaneve, por mund të them se në gatime, asortimente, shërbime ai nuk u përsërit më pas zhdukjes së tij. Ishte e vështirë të kaloje në rrugicat e tij, kaq shumë vizitohej. U zëvendësua me një pallat, kemi imituar Korenë e Veriut, një pallat që ekziston në Jerevan dhe Phenian. Një ndërtesë e shëmtuar në pamje.

Çdo gjë këtu, në mënyrë të panevojshme përveç luftës kundër identitetit, babazisë dhe korrupsionit u zhdukën njëra pas tjetrës. Pas Enver Hoxhës, vjen Edi Rama. Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti, identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Iu vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë, me Kinema 17 nëntori, zhduku Teatrin me një urrejtje të paimagjinueshme. Po të shkosh në Paris, në një rrugë është Teatri romak, me tullë të kuqe, nuk është funksional, por është mjaft i ruajtur. Ky na e zhduku Teatrin. Sheshi, përveçse në Korenë e Veriut nuk gjen shesh kund të këtyre përmasave pa jetë. Me largimin e trafikut të duket sikur kursen pllakat e gurit.

Pas