Kronikë

Gjendet e vdekur gruaja në Lezhë, ishte denoncuar e zhdukur nga djali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 27/07/22 |
Opi Nion

Është gjetur e pajetë një e moshuar e cila ishte denoncuar në polici nga djali i saj, i cili kishte shkëputur kontaktet. 73-vjeçarja L.R. është gjetur e pajetë nga policia në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. djali i saj, për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas