Nga Erseka, ku po zhvillon një takim me banorë të zonës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama për Ballkanin e Hapur.
Sipas Berishës, me Ballkanin e Hapur synohet që Shqipëria ta bëhet pjesë e Jugosllavisë së vjetër. Më tej kryedemokrati theksoi se ndodhemi në një moment kritik ndërsa shtoi se për çdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik se sa interesi kombëtar.
“Në kundërshtim flagrant me interesat tona kombëtare në Tiranë instalohet Beogradi. Nuk dua të bëj këtu histori, por tragjike është se sot me efekte shkatërrimtare për Kolonjën dhe Shqipërinë ai që është sot në Tiranë po bën gjithçka me Ballkanin e Hapur për ta shndërruar siç thotë edhe Aleksandër Vuçiç Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë.
Për ta bërë pjesë Shqipërinë të Jugosllavisë së vjetër. Pra ndodhemi në një moment kritik. Unë e di se të paktë janë ata që thonë se ne kemi halle të tjera më të mëdha se sa kjo. Kjo nuk është e drejtë. Se për çdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik për të gjitha interesat e tjera se sa interesi kombëtar”, tha Sali Berisha në fjalën e tij.