Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha për primaret: Do përshpejtohet procesi për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin

2022/10/19 at 7:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha për primaret: Do përshpejtohet procesi për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure krerët e degëve të PD në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Berisha tregoi se si do të votojnë simpatizantët e Partisë Demokratike në primare. Kreu i PD tha se të gjithë simpatizantët që do të marrin pjesë në votime do të jenë me lista.

Berisha më tej ftoi këdo që mendonte se plotësonte kriteret që të kandidonte. Ai tha se PD është e hapur për çdo anëtar, pjestar të botës akademike, të shoqërisë civile apo dhe nga emigracioni që të bëhen pjesë e garës.

Më tej Berisha theksoi se procesi i primareve do të përshpejtohet në bashkitë kryesore si Tirana, Durrësi, Elbasani.

“Dy janë çështjet më themelore të PD-së, primaret dhe protestat. Unë kam bindjen se nga mëngjesi deri në darkë, shumica e atyre që takoni ju pyesin ku i keni protestat, pse nuk po dilni, pse i shtytë dhe ata kanë të drejtë.
Por nga ana tjetër ne vijmë si një forcë politike që kemi premtuar ndryshimin dhe konkretizojmë në këtë periudhë, një hop të madh cilësor në ndryshim, zbatimi i primareve në zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe këshilltarëve se po gjejmë formulën dhe për këshilltarët në mënyrë që zotimin solemn tonin ta shndërrojmë në realitet me gjithë vështirësitë, me gjithë objeksionet që mund të kemi, por me bindjen më të thellë. Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe po të kemi parasysh se si në këtë vend vota u përjashtua nga partitë dhe shoqëria, rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen tonë, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Për një gjë ndjehemi bashkërisht të lehtësuar, kjo parti nga dhjetori gjer sot ka votuar më shumë se kurrë dhe kemi bërë shumë mirë dhe prapë nuk do të reshtim së konsoloduari përpjekjet për të konsoliduar votën dhe vullnetin e lirë si shprehja e vullnetit të anëtarëve dhe mbështetësve tanë. Është zgjedhur, kryesia ka diskutuar gjerësisht për rregulloren e primareve. Natyrisht përgjegjësia kryesore shkon te seksionet dhe ky është zhvillimit tjetër i decentralizimit, i besimit që tregojmë për kryetarët, sekretarët dhe anëtarët e seksioneve. Atyre seksioni i organizimit do t’u ndajë listat, do të jenë me dokumente zyrtare se ka pasur diskutime, jo me aplikacione, tani do jenë listat zyrtare, mbi të cilat seksionet do të përcaktojnë simpatizantët dhe janë të mirëpritur të votojnë, cilido që mendon. Në këto primare ne jemi të hapur për çdo anëtar dhe simpatizant të PD-së të kandidojë. Cilido që mendon se ja këto janë si për vete, jo për anëtarët, janë dhe për simpatizantët. Janë të lirë të vijnë të votojnë bashkë me anëtarësinë tonë. Kemi bërë një hap të madh të vërtetë. Nuk ofrojmë diçka të kontrolluar as nga kryetari i degës, një praktikë të vërtetë, cilido që kërkon të provohet është i mirëpritur, anëtar i shoqërisë civile, botës akademike, cilido nga diaspora që dëshiron të kandidojë, që plotëson kushtet natyrisht është i mirëpritur. Duhet të bëjmë gjithçka që të jetë një proces i suksesshëm. Kam besim në përgjegjësinë tuaj, në përkushtimin tuaj se ju së bashku me anëtarët do t’i shndërroni primaret në një histori suksesi. Është bërë një lloj kalendari për to dhe mbi bazën e atij kalendari do ecet. Për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do përpiqemi t’i përshpejtojmë. E lëshuam sot makinerinë, nesër pasnesër do punojmë si t’i përshpejtojmë këto bashkitë e mëdha dhe me të tjerat dora-dorës”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
“Po mbledh certifikata”,Berisha paralajmëron Ramën:Do ta paguash shtrenjt nëse prek votën

"Po mbledh certifikata",Berisha paralajmëron Ramën:Do ta paguash shtrenjt nëse prek votën

Berisha: Rama po kërcënohet nga Zoto dhe Mërtiri për inceneratorët

Berisha: Rama po kërcënohet nga Zoto dhe Mërtiri për inceneratorët

Nga pasaporta te automjetet, hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e drejtorit të SHISH

Nga pasaporta te automjetet, hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e drejtorit të SHISH

TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com