Aktualitet

Nga pasaporta te automjetet, hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e drejtorit të SHISH



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 19/10/22 |
Opi Nion

Hakerat iranianë kanë publikuar sërish të dhëna të marra nga sulmet kibernetike të sistemeve të vendit tonë.

Këtë here faqja “Homeland Justice’  ka publikuar të dhënat personale të drejtorit të SHISH Helidon Bendo.

Hakerat kanë publikuar të gjitha të dhënat, duke nisur nga letërnjoftimi, pasaporta biometrike, automjetet, dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha hyrje-daljet nga shteti.

Materiali i publikuar tregon hyrjet dhe daljet e Bendos që nga viti 2005 kur ka udhëtuar në Athinë dhe deri në 22 mars 2022 kur ka dalë me makinë nga pika kufitare e Qafë Botës.

Gjithashtu hakerat iranianë kanë publikuar të dhëna edhe të familjarëve të Bendos të bashkëshortes dhe dy djemve të tij.

Bashkangjitur materialeve hakerat shkruajnë: “Për sa kohë që ju nuk mbani një “fre” të ngushtë mbi aktivitetet terroriste të MEK-ut dhe për sa kohë që anëtarët e varfër të MEK-ut nuk “lidhen” në vende të tjera, publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë të mbani një Shqipëri të sigurt, i jepni fund jetës së garnizonit të banorëve të Durrësit dhe jepuni atyre kënaqësinë e një jete qytetare dhe urbane” .

Kujtojmë se më herët faqja “Homeland Justice”, publikoi të dhëna edhe të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e tij.

 

Pas