Aktualitet

“Po mbledh certifikata”,Berisha paralajmëron Ramën:Do ta paguash shtrenjt nëse prek votën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:03 - 19/10/22 |
Opi Nion

Kreu i PD Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar me krerët e degëve të Tiranës  ka akuzuar qeverinë se ka nisur “vjedhjen” e votave për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Berisha u shpreh se ka informacione se mazhoranca ka nisur mbledhjen e certifikatave të qytetarëve në mënyrë që të sigurojnë votat.

Më tej ai paralajmëroi Ramën se do ta paguajë shtrenjt nëse pengon qytetarët që të votojnë të lirë.

 “Kam marrë informacion që ka nisur që tani të mbledhë certifikata, por do ta paguash aq shtrenjtë nëse prek votën sa nuk e ke idenë, sepse ka një kufi. Nëse ky armik i votës mendon të vjedhë votën, të pesë të nesërmen se ç’e pret, po e them hapur.

Po nuk zuri mend jap fjalën që do i japim përgjigjen më ekzemplare, kaq duam ne, të votojnë qytetarët. Nuk jemi ne të na marrë votën me karta ID dhe patronazhistë. Përndryshe mjerë ai që kalon kufijtë, ia them këtu, dhe nuk mund të ketë mëdyshje. Marrim pjesë padiskutim në zgjedhje, nuk bojkotojmë.

Vetëm me vjedhjen që ka bërë për inceneratorët, duhej të ishte në burg. Tani nxori Bllakon. Tani Gugallja dhe Zoto e kërcënojnë.

Ndaj është fjala e sovranit, kur ndodhin të gjitha këto duhet të flasë protesta. Duhet të kemi forma të shumëllojshme, por të jeni të sigurtë se do dalim në krye.

Kjo është një protestë për të shpëtuar Shqipërinë”, tha Berisha.

Pas