Aktualitet

Berisha për 31-vjeçarin që e qëlloi: Agjent i policisë kriminale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 06/12/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha po flet sërish për incidentin e ndodhur ditën sotme në protestën e opozitës, ku u qëllua me grusht nga 31-vjeçari Gerti Shehu.

Berisha e cilësoi aktin si kriminal, ndërsa për agresorin tha se është agjent i policisë kriminale, kontingjent në rrethe trafikantësh.

“Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale.
Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, ka probleme me disa ç’rregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur.
Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret.
Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda.”-tha Berisha.

Pas